Aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit. Foto: Facebook

Gjykata e Apelit Liron Aktivistët e VV-së nga Paraburgimi

Gjykata e Apelit i ka ndërprerë masën e paraburgimit Aktivistëve të Vetëvendosjes të dënuar për terrorizëm.

Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti të cilët kanë qenë në paraburgim janë liruar pasi sipas gjykatës ‘kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim’.

Këta të tre së bashku me Adea Batushën  e cila po mbrohet në liri akuzohen për terrorizëm lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës  dhe janë dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate…të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim. Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës

Tashmë kjo lëndë gjendet në Gjykatën e Apelit dhe pret aktgjykimin nga kjo gjykatë.

http://kallxo.com/aktivistet-e-vv-se-shpallen-fajtore-per-sulmin-ne-kuvend/