Sa gropa janë në rrugë?

Ky aplikacion i quajtur Street Bump apo në shqip Gungë Rruge ka për qëllim mbledhjen e të dhënave për gjendjen e rrugëve, e posaçërisht të atyre me gropa.

Projekti vjen nga zyra e bashkiakut të Bostonit të grupit New Urban Mechanics. Aplikacioni instalohet nëpër telefonat Android, siç është edhe Iphone dhe gjatë vozitjes aplikacioni mbledh të dhënat për gungat apo gropat nëpër rrugët e qytetit.

Vozitësit duke e përdorur këtë aplikacion vendosin të dhënat e gjetura nëpër rrugë përmes GPS të cilat shkojnë direkt në bashki përmes aplikacionit tjetër Open311.