NASA Zbulon Një "Tokë" të Re

 

Planeti i ri Kepler 22-b, është rreth 600 vite dritë larg dhe është rreth 2,4 herë më e madhe se toka dhe temperatura është rreth 22 gradë Celzius, tha agjencia amerikane e gjithësisë NASA.

Është planeti më i përafërt dhe i konfirmuar deri më tash me planetin tonë por ekipi i Keplerit akoma nuk e dinë nëse planeti i ri përbëhet kryesisht nga shkëmbinjtë, gazra apo nëse është në gjendje të lëngët. 

Teleskopi i gjithësisë Kepler është i dizajnuar që të vëzhgoj një pjesë fikse të qiellit gjatë natës, duke shikuar njëkohësisht rreth 150,000 yje. 

Gjatë një konference për shtyp, NASA bëri të ditur se ekipi i Keplerit ka vërejtur diku rreth 1,094 kandidatë të rinj planetësh. 

Kepler 22-b gjindet për 15% më afër diellit të tij se sa toka është afër diellit tonë, dhe viti i tij merr rreth 290 ditë. 

Astronautët theksojnë se dielli i këtij planeti të ri lëshon rreth 25 për qind më pak dritë, duke e mbajtur planetin në një temperaturë të butë që do të mund të mbajë ekzisitimin e ujit të lëngët. 

Megjithatë, ekipi i Keplerit ishte dashur të pres për tri rrotullime të planetit para se ta kaloj statusin nga “kandidat” në të “konfirmuar”.