'Ms. Indefinite', aktivistja që shkrimet poetike i vë në jetë përmes video perfomancave

Aktivistja feministe Saranda Sadikaj, tash e dy vite revoltën fizike të pjesëmarrjes nëpër protestat kundër shtypjes ndaj grave e ka shndërruar një formë tjetër – përmes artit ajo ka filluar që këtë kauzë ta vazhdojë në variante virtuale.

Kësisoj, shkrimet poetike të kësaj aktivisteje vijnë në jetë përmes video performancave.

Aktrimi, koreografia, kompozimi e regjia, në ndërthurje me poezinë, muzikën dhe vallëzimin ka multifunksionalizuar akovimin e feminizmit, luftimin e patriarkatit dhe sistemin kapitalist që artistja nxjerr si revoltë qytetare.

Pjesë e krijimtarisë së saj është edhe nofka “Ms. Indefinite” të cilin ajo e përdor për t’i vënë një epitet personalietit të saj me emrin skenik i cili përbën një pjesë tjetër që e prezanton punën e aktivizmit artistik të saj.

“Ms. Indefinite, “zonja e palimituar”, vie nga një shpjegim teorik i filozofit, shkrimtarit, aktivistit politik dhe kritikut letrar francez, Michel Foucault, që e përshkruan “vet pagëzimin identitar” si nevojë e krijuesit/es për vet ndjeshmëri reprezentative për krijimin dhe prezantimin tek publiku” -shpjegon aktivistja.

Ms. Indefinite thotë se një ndër arsyet kryesore për këtë formë të aktivizmit kishte qenë synimi që mesazhet të barten përmes te publiku një forme më kreative.

“Me video- performancat artistike që i realizoj (kam) zgjeruar aktivitetin dhe angazhim tim feminist në një mënyrë më kreative dhe në një formë më të qasshme nëpërmjet aktivizmit artistik si artiste feministe” – thotë ajo.

FOTO: Aktivistja feministe “Ms.Indefinite”

Kronologjia e filleve të “Ms. Indefinite”

Për Sadikajn të shprehurit përmes formave letrare kishte nisur që nga pasioni e inspirimi i hershëm për poezitë e shkruara gjatë fëmijërisë e më pas kishte vazhduar me zgjerimin e veprimtarisë së saj.

“Fillimisht nga ato poezitë patetike shkollore, tutje duke u zhvilluar dhe etabluar në recitale slam, duke vijuar me publikime, botime, pjesëmarrje në kompeticione dhe netë poetike, pashmangshëm e inspiruar nga çështjet, fenomenet dhe dukuritë sociale në kohë dhe rrethane të ndryshme”- përshkruan ajo.

Vetmosmjaftushmëria artisitke e kishte shtyrë atë drejt idesë për vizualizim të shkrimeve poetike përmes të cilit aktivistja ka zgjeruar horizontin krijues të saj.

“Me kalimin e kohës, nga vetmosmjaftushmeria artistike është ndjerë nevoja që shkrimet poetike feministe t’i vizualizoj dhe me video-performancë, duke e krijuar konceptin dhe më pas projektin artistik #fourartsforactivism” – thotë Ms. Indefinite.

“Duke bashkëdyzuar konceptualisht aktrimin, koreografinë, kompozimin dhe regjinë, në ndërthurje të poezisë me muzikën, aktrimin me vallëzimin, ndërlidhje kjo e katër disiplinave të artit në një tërësi performative krijuese edhe ekzekutuese në video”-shton ajo.

Revolta kundër femicidit, patriarkatit dhe sistemit kapitalist si pjesë të krijimtarisë së “Ms.Indefinite”

Ndër krijimtaritë e Ms. Indefinite është video-performanca “Marigona nuk e qëndis më flamurin” gjirimi i të cilës është bërë tek Gjykata Themelore në Ferizaj e që i është dedikuar Marigona Osmanit, 18 vjeçares nga qyteti i Ferizajt e cila u vra në gusht të vitit 2021.

18-vjeçarja vitin e kaluar ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt nga Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët u identifikuan pas disa orësh dhe u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Krivaçës dhe Sejdiut të dyshuar për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.

“Është  reagim dhe kundërshtim artistik ndaj neglizhencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor në vend, në përgjithësi ndaj sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës si dhe vetë mendësisë vrastare femicide dhe qasjes patriarkale në shoqërinë kosovare” – thotë “Ms.Indefinite”.

Aktivistja tutje shpjegon se mesazhi alegorik  i video-performancës ka qenë që e pamja për Marigonën do të qëndrojë e hapur me ngushëllime për kryeshnosh tek Gjykata Themelore në Ferizaj deri ne shqiptimin e dënimit maksimal për vrasësit e saj.

Pjesë nga video-performanca “Marigona nuk e qëndis më flamurin”.
FOTO: Ms.Indefinite

“Metaforikisht video-performanca paraqet ndërlidhjen në mes simbolikës së Marigonës që ka qëndisur flamurin kombëtar dhe Marigonës duke qëndisur plagët e vdekjes, nëpërmjet himnit kombëtar që e trajton vdekjen e një dëshmori, të transformuar në një himn feminist poetik-recital për dëshmoren e padrejtësisë institucionale dhe shoqërore” – shton ajo.

Një tjetër video performancë është “Gjaku ynë, Taksa juaj” të cilën aktivistja thotë se e ka realizuar në Ditën e shëndetit menstrual në kuadër të kampanjës “PECETA NUK ËSHTË LUKS”, të organizuar nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA).

Pjesë nga video-performanca “Gjaku ynë, Taksa juaj”. FOTO: Ms.Indefinite

“Video-performanca “Gjaku ynë, taksa juaj!”, ka ardhur si kundërshtim artistik ndaj varfërisë menstruale dhe stigmatizimit  te menstruacioneve, duke reaguar përmes artit kundrejt taksimit 18% të produkteve menstruale” – thotë Ms.Indefinite.

Një tjetër temë e trajtuar nga Sadikaj është edhe stereotipi patriarkal në shoqërinë kosovare të cilën ajo e ka sfiduar përmes video-performancës triologjike “Koha Matriarkale” që kundërshton artistikisht sistemin kapitalist që shtyp dhe diskriminon “rolin dhe profesionin e saj” si grua dhe nënë, për punët e shtëpisë, në shtyllat si: përgatitjen e ushqimit, pastrimin e shtëpisë, kujdesin për fëmijët.

“Profesione këto që nuk iu paguhen as për ditë dhe as për muaj, rol ky që nuk i vlerësohet as për javë dhe as për vite, pa pagë, honorar dhe mëditje, për angazhimin e përditshëm dhe kontributin vjetor”- thotë ajo.

Pjesë nga video-performanca triologjike “Koha Matriarkale”. FOTO: Ms.Indefinite
Pjesë nga video-performanca triologjike “Koha Matriarkale”. FOTO: Ms.Indefinite
Pjesë nga video-performanca triologjike “Koha Matriarkale”. FOTO: Ms.Indefinite

“Labirinti i barazisë” është një tjetër video-performancë përmes të cilës Ms.Indetifinite thotë se në mënyrë artistike “kontradiktore” avokon në çmitizimin e mitit të martesës si konstrukt shoqëror dhe familjar.

Pjesë nga Video-Performanca “Labirinti i barazisë”. FOTO: Ms.Indefinite
Pjesë nga Video-Performanca “Labirinti i barazisë”. FOTO: Ms.Indefinite

“Ndërsa, “paradoksalisht” nëpërmjet përformimi nëpër pesë rrugët që mbajnë emrat e figurave të grave që kanë kontribuar ndër gjenerata, adreson alegorikisht diskriminimin gjinor që është prezent edhe në emërtimin e rrugëve dhe shesheve, përmes simbolikës si dëshmi që kontributi i madh i shumë grave, diskriminohet nga sistemi dhe shoqëria patriarkale” – tregon artistja.

Së fundmi listës së krijimtarisë së Ms. Indefinite i është shtuar edhe video-përfomanca “1/6” e cila sipas aktivistes ngre zërin duke protestuar artistikisht kundër femicidit, duke vënë në pah dhe kujtesë, jo vetëm emrat e gjitha grave të vrara nga burrat, ndër vite, por edhe të gjithë emrat e vrasësve të tyre.

Pjesë nga video-perfomanca “1/6” . FOTO: Ms.Indefinite

“Jo vetëm viktimat gra të kujtohen, por edhe vrasësit burra të mbahen në mend, duke kërkuar nga gjitha institucionet: përgjegjësi për vrasjet e grave, drejtësi për gratë e vrara dhe dënim maksimal për vrasësit e grave!” – potencon aktivistja.

Pjesë nga video-perfomanca “1/6”. FOTO: Ms.Indefinite

Në janar të këtij viti, Lirije Qerimaj ishte vrarë në Llaushë të Skenderajt. 48-vjeçarja u vra me armë zjarri, të cilën, sipas aktakuzës, e shkrepi bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj. Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri. Disa ditë para vrasjes, Lirije Qerimaj e kishte raportuar rastin në Polici.

Ndërsa dy gra të tjera u vranë në Kosovë brenda gjashtëmbëdhjetë ditëve të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”.

Në ditën e parë të kësaj fushate, më 25 nëntor 2022 ndodhi në vrasje e rëndë ku një burrë dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë.

Rasti tjetër ishte ai 35-vjeçares shtatzënë, Hamide Magashi e cila u vra me 30 nëntor 2022 pranë objektit të Gjinekologjisë në QKUK. Bashkëshorti i Hamides, Sokol Halili ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Ajo u qëllua tri herë nga Halili me armë.

Sfidat përgjatë procesit të krijimtarisë

Sadikaj shpjegon se procesi i tërë krijimtarisë deri tek finalizimi i tij është proces i gjatë.

“Përgatitja zgjatë thuajse një deri në muaj, ndërsa realizimi varësisht nga rrethanat dhe dinamika, me raste një javë me raste gjithçka përfundon brenda tri-katër ditëve” – shpjegon ajo teksa përmed dhe faktorët tjerë që mund të jenë sfidues gjatë realizimeve.

Duke marrë parasysh që gjithmonë video-performancat i realizoj në ambientet të hapura, çdo herë sfiduese është moti gjatë stinëve te vitit, temperaturat e larta dhe te ulëta” – thotë aktivistja.

Sipas saj, një ndër proceset më sfiduese ka qenë realizimit i video-performancës “Koha Matriarkale” për shkak të temperaturave të larta në të cilat është realizuar kjo krijimtari.

“Përveç peripecive të tjera gjatë procesit realizues performimi është zhvilluar pa pushim për orë të tëra, në temperaturë mbi 36 gradë në qiellin e hapur dhe në pikën e diellit” – përshkruan Ms.Indefinite.

Megjithatë, aktivista refuzon që këta faktorë t’i cilësojë si pengesa apo vështirësi gjatë punës.

“Gjithë këto janë në plan të dytë kur marrim për bazë qëllimin e kauzës dhe mesazhin e përçuar në trajtimin e çështjeve feministe, si dhe ndikimin në shoqëri që video-performancat arrin të kenë, kjo jo vetëm që është vetë përmbushje artistike por edhe personale” – shprehet ajo.

Ekofeminizmi synim në listën e tematikave të ardhshme

Ms. Indefinite thotë se si artiste feministe ajo konsiderohet edhe artiste ambientaliste, dhe shphrehet se si e tillë përpos tematikave feministe që ajo trajton në artin feminist, fokusin e saj artistik prentendon ta drejtojë edhe në tematikat ambientaliste mbi zhvillimin e ekofeminizmit në Kosovë.

“Duke trajtuar feminizmin ekologjik edhe përmes artit, nëpërmjet diciplinave artistike si rryma në lëvzijen filozofike dhe politike që kombinon çështjet ekologjike me ato feministe”-përmbyll ajo.