Policia: Viktima në oborrin e QKUK-së është një grua rreth 35-vjeçare

Një grua është vrarë sonte rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë.

Pas marrjes së informacioneve, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, sipas Policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një grua rreth 35-vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.