Korea e Veriut: A duhet t’i frikësohemi ndryshimit?

Qeveria e Koresë së Veriut ishtë akuzuar në vitin 2002 nga presidenti i SHBA’së George W. Bush për ndihmën e dhënë terroristave dhe armëve të shkatërrimit masiv, së bashku me shtetet “e liga” si Irani dhe Iraku.

Lideri i Irakut, Sadam Husein ishte rrëzuar nga invadimi i SHBA’së në vitin 2003 por dy shtetet tjera vazhduan të sfidojnë perëndimin duke ndjekur programet bërthamore. Atëherë, çfarë do të ndodh tani pas vdekjes së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, pyeten analistët, transmeton CNN. 

Ata pyeten se si do të ndikojë vdekja e tij në tensionet ushtarake në regjion? 

Pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, Korea u shndërrua në një komb të ndarë. Jugu kapitalist ishte i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Perëndimor, dhe Veriu komunist u bë aleat me Bashkimin Sovjetik. 

Pasi që këto ditë Koreanët Verior përballen me një të ardhme të pasigurtë pas vdekjes së Kim Jong II, vëmendja botërore është përqendruar tek djali i tij më i ri, Kim Jong Un, të cilin Partia e Punëtorëve në pushtet e kanë quajtur “pasardhës I madh”. 

Por Kim’i i ri mbetet një mister. Edhe pse mosha e tij është e pasigurtë për botën e jashtme, besohet se Kim Jong UN është në të 20 e vonshme. 

Përmendja zyrtare e parë e emrit të tij në komunikimiet zyrtare shtetërore erdhi vetëm para një viti, në tetor 2010, kur ai u promovua në gjeneral me katër yje.

Kim Jong Un është thënë se ai ka një simpati të madhe për James Bond’in dhe yllin e basketbollit, Michael Jordan.

Ai besohet të ketë studiuar në Zvicër dhe është menduar që të ketë aftësi në gjuhët angleze, gjermane dhe ndoshta gjuhës frënge.