Kandidati i Partisë Fjala kundër komunitetit LGBTI

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe nepotizmit që e cilëson me përmasat e një gangrenës në shoqërinë tonë është njëra ndër kauzat që do t`i shtyjë përpara nëse arrin të bëhet deputet, Avni Çakmaku kandidat nga Partia Fjala.

“Taksat të cilat paraqesin ngarkesë ose dëm për shoqërinë tonë ato do jenë të taksume si alkooli, duhani ndërsa ato të cilat ndikojnë në produktivitetin dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës veçanërisht në lëndën e parë në prodhimtari ato do të lirohen nga taksat ekzistuese”.

Tha Çakmaku, ka shtuar se nëse bëhet deputet do të propozoj disa amendamente.

“Amendamenti i parë do jetë në ligji për pensione, në ligjin mbi ndërmarrjet publike e veçanërisht do jetë ligji i lehonisë i cili është ligj diskriminues dhe cenues i shoqërisë sonë”, theksoi Çakmaku.

Çakmaku vjen nga komuna e Prishtinës dhe tha se kjo qyteti i tij ka nevoja të shumta.

“Infrastruktura e komunës së Prishtinës është degraduar, ndërtimet pa asnjë kriter e kanë pruar në një gjendje katastrofale si dhe shëndetësia primare e cila me të vërtetë pa pasur disa investime kozmetike esencialit nuk ka ndryshuar “, thotë Çakmaku.

Në pyetje se cili grup i diskriminuar do ta ndjejë më së shumti përkrahjen e tij si deputet Çakmaku u përgjigj.

“Të gjitha për pos LGBT-ja për shkak se atë e konsiderojmë se ka nevojë për tretman mjekësor se sa përkrahje institucionale”, theksoi Çakmaku.

Ai u shpreh për ndërtimit e termocentralit të tretë me qymyr por jo më kushtet aktuale. Edhe për djegien e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit u shpreh për deri sa të bëhet një zgjidhje tjetër.

Mirëpo është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

E gjithashtu është kundër shitjes së telekomit të Kosovës. Për autostradën e dukagjinit u deklarua kundër në këtë periudhë kohore.

Çakmaku u deklarua kundër shkëmbimin e territorit me Serbinë. Mirëpo sa i përket tarifës më Serbinë tha se është për reciprocitet.

Kundër është deklaruar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Gjithashtu kundër u deklarua për martesave në mes se gjinisë së njëjtë.

“Kundër plotësisht për shkak se është edhe shkelje ligjore”, tha ai.

E për bartjes së shamive në shkolla.

“Për sepse është e drejt ligjore”, theksoi ai.

Pasuria e tij e cila përbëhej nga një shtëpi dhe një shtëpi, nuk e ka të regjistruar ligjërisht edhe në emër të gruas.

“Të përbashkët po ligjërisht jo për shkak se është në emrin tim, dhe nuk do ta regjistroj do vazhdoj kështu për shkak se nuk tentoj me abuzua me të drejtën e bashkëshortes”, theksoi ai.

Çakmaku ka thënë se skema e ndarjes sociale duhet të ndrysho.

“Aspekti i ndarjeve sociale detyrimisht kjo Kosovë sot për shembull ndarje ka ma shumë merr trajtimi i një qeni endacak se sa ndarja sociale e cila është për qytetarët me nevojë”, potencoi Çakmaku.

Ai ka shtuar se nuk u beson padive të gjyqësorit dhe nuk do të jep dorëheqje nëse i ngritët aktakuzë.