Jeta në Kosovë interviston Kjartan Bjornson dhe Haki Ejupin

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton intervistë për fondet e BE-së në Kosovë, intervistë për kontrabandën e barnave në vend si dhe rubrikën e rregullt “Rinia në Kosovë”.

Jeta Xharra ka intervistuar shefin e operacioneve në zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, në lidhje me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian nga vendorët.

Me cilat projekte të BE-së krenohet Bjornson? Pse BE ngeli e heshtur lidhur me shitjen e termocentralit Kosova B?

Gjithashtu, gazetari Alban Selimi ka intervistuar Haki Ejupin, kryeinspektorin e Departamentit Farmaceutik të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, AKPM, në lidhje me sasinë e barnave të kontrabanduara në tregun kosovar.

Në fund, BIRN transmeton rubrikën e përgatitur nga të rinjtë për të rinjtë, Rinia në Kosovë.