Jeta në Kosovë – Intervistë me Stephen Heintz nga fondacioni i Vëllezërve Rokefeller

Si i kanë kaluar 120 vitet e para të kompanisë së tyre duke e ndotur ambientin? Pse tani e njëjta kompani investon kaq shumë në mbrojtjen e ambientit? Pse po bëhet kaq zhurmë e madhe në Amerikë në lidhje me sigurimin e tyre shëndetësor?

E menjëherë pas emisionit në rubrikën Kulmi i Javës, këtë javë do të ndiqni se kush po ndërton biblioteka nëpër shkolla të Kosovës.

Ndërsa pas debatit qendror , për shkak të kërkesave të shumta nga shikuesit e Jetës në Kosovë do të keni mundësi të shihni edhe ritransmetimin e emisionit festiv të vitit të ri- Loja me Birila 2009/10.

Jeta në Kosovë çdo të enjte në 20 e 20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.