Jeta në Kosovë debaton për zbatimin e Kushtetutës

Çka e ka karakterizuar 11 vjetorin e çlirimit të Kosovës? Sa është zbatuar Kushtetuta prej hyrjes së saj në fuqi? Si vlerësohen hetimet e EULEX-it në luftën kundër korrupsionit? A do të luftohet korrupsioni dhe sa ka përpjekje serioze për ta luftuar atë?

Për të diskutuar këto çështje, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:
Ramush Tahiri, analist
Ilir Deda, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it
Petrit Selimi, kolumnist në të përditshmen Express
Valon Murati, analist

BIRN poashtu transmeton reportazhin e gazetares Edona Musa për 210 mësimdhënës në tërë Kosovën të cilët kanë mbetur jashtë listës së pagave për më shumë se 10 muaj, edhe pse shumica prej tyre punojnë me orar të plotë.

Gjithashtu në një reportazh tjetër hulumtuesi Faton Ademi flet për akuzat ndaj kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka për mosekzekutimin e një lënde.