Ish-ministrat për Ekonominë dhe Financat

Ish- ministrat që kanë udhëhequr ministritë e Ekonomisë dhe Financave u përballen të mërkurën në debat për të dhënë përgjigje për shumë tema të ndryshme rreth këtyre ministrive.

Se çka kanë punuar keq dhe çka duhet të përmirësohet në sistemin e ekonomisë dhe financave shtetërore, në #debatpernime në #ZgjidhjeparaZgjedhjeve japin përgjigje Bedri Hamza, ish ministër i Financave, Valdrin Lluka, ish ministër i Ekonomisë, Avdullah Hoti, ish ministër i Financave, Hekuran Murati, ish aktivist i shoqërisë civile.

A janë ngi politikanët e Kosovës, a i kanë punësuar të gjithë nipat-mbesat dhe dajallarët, a ka u mbet ndonjë tender pa u gllabëruar prej njerëzve të lidhur me politikën, sa janë të politizuara Bordet e Ndërmarrjeve Publike, a ka investitorë të huaj të interesuar për investime në Kosovë. Këto e shumë tema të tjera do t’ i dëgjoni në serinë radhës të debateve parazgjedhore ‘ZgjidhjeparaZgjedhjeve’.