BIRN shpall thirrje për aplikim për BURSËN BALLKANIKE PËR GAZETARI

BIRN, shpall fillimin e vitit të katërt të programit prestigjioz të Bursës për gazetarë në Ballkan.

Gazetarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Romania ose Serbia janë të inkurajuar të paraqesin propozimet për hulumtim mbi temën e vitit 2010 – TABU.

Çdo vit dhjetë gazetarë zgjidhen përmes një konkursi të hapur për të marrë financim dhe mbështetje profesionale për të hulumtuar dhe raportuar mbi një temë me rëndësi regjionale dhe evropiane.

Pjesëmarrësit do të marrin:

• Një bursë prej €2000, një pagesë udhëtimi me vlerë deri €2000, dhe një rast për të marrë pjesë në një program shtatë mujor të zhvillimit profesional.
• Mundësinë për të udhëtuar në të gjithë rajonin për të prodhuar raporte të thelluara të dimensionit regjional apo evropian
• Trajnime nga gazetarë të njohur ndërkombëtarisht dhe nga ekspertë
• Mundësinë për të publikuar punën e tyre në të gjithë Evropën dhe për tu bërë anëtarë i një rrjeti gazetaresk në rritje për përsosmëri në Ballkan

Veç kësaj, komisioni i pavarur i përzgjedhjes do t’iu ndaj bursa me vlerë prej €4000, €3000 dhe €1000 autorëve të tre artikujve fitues.

Për informacione më të hollësishme mbi kriteret e programit të Bursës Ballkanike të Gazetarisë Hulumtuese, si dhe aplikimin dhe procesin e përzgjedhjes, ju lutem lexoni Udhëzimet e plota para se të shkarkoni Formën për aplikim.

Aplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri më 1 mars 2010.