"Aksidenti i Pagjykuar"

Këtë të diel, në ora 21:00 “Drejtësia në Kosovë” diskuton për një rast të aksidentit të pagjykuar që nga viti 2005.

Si humbi jetën tetë vjeçari Endrit Suka, nga fshati Bllacë i Suharëkës, tek sa po luante me shokët, në vitin 2005?
Kush ishte vozitësi i kamionit që e goditi tetë vjeçarin? Si e mori lajmin për vdekjen e të birit Fatime Suka?

Pse edhe tani, pas tetë vitesh rasti i tetë vjeçarit nuk është zgjidhur?
Pse u pushuan hetimet për këtë rast? Cka thotë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren?
Pse thotë përfaqësuesja e palës së dëmtuar, se hetimet për këtë rast u pushuan pa patur fare raport të policisë dhe raport të mjeksisë ligjore?

Çfarë raporti me rekomandime nxori Avokati i Popullit?
Pse kërkoi avokati i popullit që të fillojnë hetimet për tre zyrtarë të drejtësisë për këtë rast?
Çka thotë drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor?

Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.