Dënohen Gjashtë Policë për Keqtrajtim të Shoqëruesve të Vulinit

Pesë nga 11 policët e akuzuar për keqtrajtim të shoqëruesve të Vulinit janë shpallur fajtorë nga gjykata.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Gani Konjuhin me 1 vjet e 6 muaj burgim dhe ndalim për dy vjet të ushtrimit të funksioneve publike në administratë.

Fajtorë  u gjetën edhe Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Nexhmedin Sahiti, Sevdaim Abdullahu dhe Ilmi Rexhepi të cilët u dënuan me kusht.

Ndërsa, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli dhe  Zenel Salihu  u shpallën të pafajshëm nga trupi gjykues.

AleksandarVulin sh-Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vizitoi Graçanicën më 7 janar 2013 për të marrë pjesë në ritet e krishtlindjeve ortodokse, ndërsa 11 policët e akuzuar ngarkohen se i ndaluan dhe keqtrajtuan disa persona që i konsideruan shoqërues të Vulinit.

Në këtë proces gjyqësor për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të akuzuar ishin Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Sahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.