VllesaPagesa dhe Kolegji Universum nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Studentët e Kolegji Universum tani do ta kenë më të lehtë realizimin e pagesave për studime dhe trajnime, duke ju mundësuar atyre që pagesat t’i bëjnë në të gjitha degët e VllesaPagesa me provizion vetëm 0.50 €.

VllesaPagesa së shpejti do të hapë degët e sajë edhe në kampuset e Kolegjit Universum në Prishtinë dhe Ferizaj, duke u mundësuar studentëve të Kolegjit që të gjitha shërbimet t`i realizojnë në një vend, në mënyrë që shfrytëzimi i kohës të jetë më racional dhe i orjentuar më shum në studime.

VllesaPagesa është e angazhuar në vazhdimësi që qytetarëve të Kosovës të ju ofroj një gamë të gjerë të shërbimeve në një lokacion, lehtësi në qasje ndaj këtyre shërbimeve si dhe fleksibilitet në shumë lloje të pagesave.

VllesaPagesa ka degë në të gjitha qytetet në Kosovë. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni lokacionin e VllesaPagesa i cili gjendet më afër lokacionit tuaj https://vllesapagesa.com/lokacionet/.

Për më shumë info vizitoni faqen tonë www.vllesapagesa.com