Vetëm edhe pak orë për të blerë biletat ‘Early Bird’ të Festivalit të Gastronomisë

Ka mbetur vetëm edhe një ditë për të filluar festivali më familjarë në vend “Prishtina Gastronomy Festival”. Por kanë mbetur vetëm edhe disa orë kohë për t’i blerë biletat me çmim të lirë të njohura si “Early Bird”.

Edhe sot deri në ora 23:59 do të mund t’i blini biletat e fundit “Early Bird” me vetëm 5 Euro. Nga ora 00:00 kur edhe hyn data 20 korrik, biletat online do të jenë nga 7 Euro për person, e cila vlen vetëm për një natë. Ndërkohë, me të filluar festivali biletat që blihen në formë fizike tek hyrja do të jenë 10 Euro për person, ato online do të vazhdojnë të jenë 7 Euro gjatë tërë festivalit.

Për plotë 11 ditë ushqim, muzikë, argëtim. Për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet, për gjithë shoqërinë, kolegët e familjen. Bëjeni planin, e mos harroni të rezervoni datën kur do të vini.

Në natën e parë të festivalit do të këndojë Merita Halili, të dytën Aurela Gaçe, e gjatë netëve tjera do të jenë Selami Kolonja, Ramadan Krasniqi, Minatori, Fisnikët, String String, e shumë të tjerë, që vërtetë është e vështirë të përzgjidhet vetëm një natë, por ju mund të vini e të festoni në secilën prej tyre.

Në hapësirat e festivalit të vendosura do të jenë plotë shtëpiza, ku do të mund të provoni ushqime nga ato tradicionalet e deri tek ato më moderne, e po ashtu pije të ndryshme “Made in Kosova”.

Gjatë ditës do të ketë edhe klasa të ndryshme gatimi, ku nga kuzhinierët më të njohur do të keni rastin të mësoni gatime speciale.

Për fëmijët është rezervuar këndi i lojërave, e për të gjitha gjeneratat argëtimi në “Prishtina Gastronomy Festival” është i garantuar.

Për të gjithë ata që vetëm se e kanë ndarë datën kur do t’i bashkohen atmosferës të Festivalit të Gastronomisë, edhe për ju që ende po e mendoni datën kur do të vini të festoni me ne, po ju njoftojmë se programin e plotë mund ta gjeni tek faqja zyrtare në Facebook & Instagram “Prishtina Gastronomy Festival”.

Në datën tuaj të rezervuar, shihemi tek festivali!

Ju mirëpresim!

Linkun për rezervimin e biletave e gjeni këtu: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=1469&fbclid=IwAR2PLDrGCk4cs-IefMhdGPxyxCG3fTHtJZvQ-MmvZY7tBfjTNY7uFjfS0-0