Shndërro telefonin në POS virtual

Tashmë të gjitha bizneseve në Kosovë i është krijuar mundësia që telefonin e mençur ta shndërrojë në aparat për pranimin e pagesave. IBAS e ka mundësuar një gjë të tillë përmes teknologjisë së fundit që ka implementuar.

Kjo mundësi nuk ka ekzistuar deri tani. As në Kosovë e as në rajon. Përveç kësaj, e gjitha është pa pagesë, pra edhe hapja e llogarisë në IBAS edhe shndërrimi i telefonit në aparat për pranimin e pagesave është pa pagesë. Por, kjo nuk përfundon këtu. Edhe mirëmbajtja e llogarisë në IBAS është pa pagesë.

Krejt çka duhet të bëjë një biznes për ta ofruar mundësinë e pagesës përmes telefonit të mençur është të shkarkojë aplikacionin IBAS nga App Store apo Play Store dhe të krijoj llogari biznesi, konform procedurave dhe legjislacionit në fuqi. Përpos kësaj, IBAS ofron mundësinë e krijimit të nën-pikave (pikave vartëse) të pagesës, në numër të pakufizuar – qindra e mijëra sosh, në kohë rekorde. Pra, tashmë, jo vetëm se është krijuar mundësia që për 30 sekonda dhe pa pagesë, të shndërrohet telefoni i mençur në aparat për pranimin e pagesave, por është bërë e mundshme që qindra e mijëra të tillë të krijohen në nivele hierarkie, pa kufizim. Dhe, e mira tjetër është që kjo është e mundshme në gjithë Kosovën.

Kujtojmë se IBAS u lancua para pak ditësh, si institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe se transaksionet në IBAS iniciohen në harmoni me direktivën evropiane PSD2.

 

? Zgjidhje e thjeshtë për biznesin tuaj.Shndërroni telefonin tuaj në aparat për pranimin e pagesave.Dhe, mos harroni, pa pare hapja, pa pare mirëmbajtja.#iiibashmireubo #paparehapja #paparemirembajtja #ibas

Publiée par ibas sur Lundi 17 août 2020