Studentë në ligjëratë - Foto: REL/Shutterstock

Programet e studimit të Kolegjit ‘Universum’ dhe Kolegjit UBT që u akredituan nga KSHC

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e sotme, 20.05.2024, përveç akreditimit të disa programeve të studimit të universiteteve publike në Kosovë, ka vendosur edhe për disa programe të studimit të kolegjeve “Universum” dhe UBT.

Lista e programeve të studimit të kolegjeve “Universum” dhe UBT që anëtarët e KSHC-së vendosën që të akreditohen nuk është finale. Lista finale pritet të publikohet pas disa ditësh.

Lista e programeve të studimit të Kolegjit UBT dhe Kolegjit “Universum” që u akredituan në mbledhjen e datës 20.05.2024 përfshin katër programe studimi të Kolegjit “Universum” dhe tri programe të studimit të Kolegjit UBT.

Kjo listë përfshin periudhën brenda së cilës është i akredituar programi i studimit dhe numrin e studentëve të lejuar.

“Universum” dhe UBT kanë edhe programe të tjera të studimit të cilat nuk ndodhen në listën e programeve që ka akredituar KSHC.

Akreditimi i programeve të studimit të Kolegjit “Universum”

Programi “Gjuhë angleze (‘English’)” (Bachelor) u akreditua për 3 vjet për 120 studentë.

Programi “Shkenca kompjuterike” (Bachelor) u akreditua për 3 vjet për 250 studentë.

Programi “Siguri kibernetike” (Bachelor) u akreditua për 3 vjet për 150 studentë.

Programi “Shkenca e të dhënave dhe analitika” (Master) u akreditua për 3 vjet për 75 studentë.

Akreditimi i programeve të studimit të Kolegjit UBT

Programi “Bujqësi dhe mjedis” (Master) u akreditua për 3 vjet për 60 studentë. Ky program nuk figuron në faqen zyrtare të UBT-së.

Programi “Shkenca e ushqimit dhe bioteknologji” (Bachelor) u akreditua për 3 vjet për 100 studentë.

Programi “Shkenca e ushqimit dhe bioteknologji” (Bachelor) me dy specializime, në Kolegjin “UBT” në Prizren u akreditua për 3 vjet për 40 studentë.