Këshilli i Fakultetit zgjedh Lindita Rugovën sërish dekane në Fakultetin Filologjik

Lindita Rugova është rizgjedhur dekane në Fakultetin Filologjik për të dytën herë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Rugova.

“Dje jam zgjedhur dekane e Fakultetit të Filologjisë, por duhet ky propozim i Këshillit të kalojë edhe në Senat të UP-së.”, ka thënë ajo.

Lindita Rugova është doktorante e diplomuar në “Shkencat Filologjike” në Universitetin e Prishtinës dhe atë të bachelor-it për “Gjuhë Angleze dhe Letërsi” dhe master-it në “Shkencat Filologjike” në të njejtin Universitet.

Në Universitetin e Prishtinës ka filluar punën si asistente mësimdhënëse me kohë të pjesshme nga tetori i viti 1998, në vitin 2009 është zgjedhur Profesoreshë asistente, ndërsa në vitin 2013 Profesoreshë e Asociuar.

Në vitin 2016 kur ishte zgjidhur dekane, ajo kishte thënë se fakultetit do t’i krijojë kushte më të mira të punës.

“Do të përpiqem që për fakultetin tim dhe për studentët e këtij fakulteti të siguroj kushte më të mira të punës, të sigurojmë hapësira më të mëdha për studentë dhe do të përpiqemi t’i plotësojmë ato kritere të cilat duhet t’i ketë një universitet bashkëkohor,”, kishte thënë Rugova.

Rugova ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetet shkencore dhe prezantimet jashtë vendit si në “Universitetin e Ca ‘Foscari, Venecia, “Universitetin e Trierit”, Gjermani, “Universitetin e Strassburgut”, Francë, “Universitetin e Nicolas Koperniku, Torun,” Poloni.

Ajo gjithashtu ka publikuar tre libra, “Hyrje në grmatikën e tekstit të gjuhës shqipe”, 2015, “Klauzat e varura të përcaktuara sipas përmbajtjes në gjuhën angleze dhe korrespondencat e tyre sintaksore në gjuhën shqipe”, 2019, “Strukturë dhe funksion”, 2019.

Nga viti 2006 deri në vitn 2009 ka qenë  Sekretare profesionale e Seminarit Ndërkombëtar për Albanologjinë, anëtare e bordit të Seminarit dhe mësues e kurseve për të huajt.