Dekanja e Filologjisë Kërkon Përkrahjen e Kolegëve

Për kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi ajo ka kërkuar edhe ndihmën e stafit akademik të këtij fakulteti.

“Për mua ky post nuk është post, është më shumë përgjegjësi, është detyrë të cilën mendoj ta kryej me përgjegjësi të plotë bashkë me kolegët e mi se ve] një dekan nuk mundet të menaxhojë një fakultet nëse nuk e ka përkrahjen e stafit, përkrahjen e administrates,” tha Rugova.

Dekanja e re, e cila do ta mbajë këtë pozitë për 4 vjetët e ardhshme, është zotuar se do të përmirësojë kushtet e punës dhe studimit në Fakultetin e Filologjisë.

“Do të përpiqem që për fakultetin tim dhe për studentët e këtij fakulteti të siguroj kushte më të mira të punës, të sigurojmë hapësira më të mëdha për studentë dhe do të përpiqemi t’i plotësojmë ato kritere të cilat duhet t’i ketë një universitet bashkëkohor,” tha Rugova.

Në garën për dekan, Rugova ishte kandidatja e vetme e propozuar e cila fitoi garën me 32 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.