Foto: KALLXO.com

Fillon testi i provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë

Mbi 1000 kandidatë sot i janë nënshtruar testit të provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në Uiversitetin e Prishtinës.

Testi po mbahet për programet; mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri, farmaci dhe fizioterapi.

Ky test pritet të zgjatë 1 orë e 30 minuta dhe numri i studentëve që kanë aplikuar në mjekësi të përgjithshme 869, në stomatologji 331, farmaci 198, fizioterapi 154 dhe infermieri 289.

Testet pritet të kontrollohen sot në ora 18:00 me lexues optik dhe rezultatet do të publikohen ditëve në vijim.

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com