Arrestohet se Postoi Fotografi me Armë në Facebook

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Teki Syla tha për KALLXO.com se është arrestuar një person i cili ka postuar një fotografi me armë në rrjetin social Facebook.

Ai tha se hetimet ende po vazhdojnë.

“E konfirmoj rastin që ka ndodhur, është konfiskuar një armë por ka rezultuar me një bastisje tjetër në Klinë në lidhje me fotografinë që është postuar në Facebook, ndërsa rasti është duke u hetuar dhe bastisjet mund të vazhdojnë përsëri”, tha Syla.