Ilustrim

Apeli i zbut dënimin të akuzuarit për grabitje që ishte dënuar 7 vjet e gjysmë

Gjykata e Apelit i ka zbutur  për dy vjet dënimin të akuzuarit për grabitje me iniciale Sh.T.  të cilin Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.

Duke vendosur sipas ankesës së avokatit mbrojtjes, Apeli e ka gjetur të bazuar ankesën dhe e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në lidhje me dënimin.

“Për dallim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila të akuzuarin e kishte dënuar më dënim unik prej 7 vjet e 6 muaj, për veprat penale: “Grabitje” nga neni 329 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 374 i të njëjtit ligj, Gjykata e Apelit ndaj tij ka shqiptuar dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Deri tek ky vendim, Gjykata e Apelit ka ardhur pasi që ka vlerësuar si rrethanë lehtësuese faktin që i pandehuri akuzohet se veprën e ka kryer vetëm dy ditë pasi ka mbushur 18 vjet si dhe faktin që nuk ka të kaluar kriminale.

“Kjo gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar si në dispozitivit të aktgjykimit është në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, në funksion të parandalimit të kryesit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe rehabilitimit të  tij”, thuhet në vendimin e Apelit.

Dënimi i këtij të riu me 7 vjet burg kishte shkaktuar një valë reagimesh për lartësinë e dënimit të shqiptuar mirëpo nga Gjykata Themelore e Prishtinës vendimi mbi dënimin e shqiptuar me lartësinë e paraparë të dënimit për këtë vepër dhe faktin që i akuzuari nuk kishte pranuar fajësinë.

23 Prill 2019 - 13:14

Labinot Leposhtica 23/04/2019 - 13:14
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend