Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla
Albin Kurti Sot Prezanton Platformën
13.1.2018 - 07:57
Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes Albin Kurti sot do të tregojë se si do ta udhëheqë këtë subjekt, duke paraqitur platformën e tij.
LVV njoftoi se Kurti do të bëjë prezantimin në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Me këtë platformë ai synon ti marrë votat e anëtarëve të partisë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 21 janar.
Këto zgjedhje po vijnë në një kohë krizash për LVV-në kur rreth 7 deputetë janë dorëhequr nga pozitat partiake, duke përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri.