Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB

Albin Kurti: Koalicioni Vetëvendosje- LDK e shpëton Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së e shpëton Kosovën.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një emision në televizionin T7.

Albin Kurti tha po ashtu se ai vazhdon të ketë komunikim të vazhdueshëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Muajve të fundit është vërejtur një përafrim ndërmjet liderit të VV-së dhe atij të LDK-së.

Madje, ata kanë dalë me një qëndrim të përbashkët rreth temave të mëdha të shtetit, e sidomos rreth dialogut Kosovë-Serbi.

https://kallxo.com/isa-mustafa-e-albin-kurti-dalin-me-qendrim-te-perbashket-per-dialogun/

Në shtator të vitit të kaluar ishin takuar Albin Kurti e Isa Mustafa.

Sipas deklarimeve publike, në atë takim Kurti e Mustafa janë marrë vesh për intensifikimin e bashkëpunimit opozitar.

https://kallxo.com/isa-mustafa-flet-per-takimin-me-albin-kurtin/

Megjithatë, më shumë se tre vjet më parë, Albin Kurti kishte një qëndrim krejt të kundërt për kryetarin e LDK-së.

https://kallxo.com/kur-albin-kurti-thoshte-se-nuk-ka-respekt-per-isa-mustafen/

www.kallxo.com