Kadri Veseli mirëpret dy artistë në partinë e tij - Foto: Facebook

Dy Artistë Aderojnë në PDK

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mirëpritur aderimin në partinë e tij të dy artistëve.

Nga sot PDK-së i janë bashkuar skenaristi Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi, të cilët janë pjesë e serialit “O sa mirë“.

“Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend”, ka shkruar Kadri Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

Veseli ka shkruar se dy artistët aderuan në PDK pasi që ai javë më parë kishte “aderuar” në serialin e tyre.