Ushqimet që Duhet t’i Konsumoni Kur Jeni me Grip

“Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh”. E vjetër sa jeta! Por çfarë mund të bësh?

Ha sa më shumë fruta dhe perime. Ato janë të pasura në përbërës natyralë që forcojnë sistemin imunitar.

Pi sa më shumë lëngje, por jo me përmbajtje kafeine, si p.sh. kafeja apo kola. Ha kos çdo ditë.

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, të ngjashëm me ata në aparatin tretës. 70% e sistemit tonë imunitar ka të bëjë pikërisht me këta të fundit.

Ndaj një shëndet i mirë i aparatit tretës do të thotë një sistem i fortë imunitar. Kosi ka një përmbajtje të lartë probiotikësh.

Ha hudhra, por kujdes nëse vuan nga tensioni i ulët apo merr mjekime për hollimin e gjakut. Mos hiq dorë nga vitaminat e sidomos nga vitamina C dhe D.

Për dozat e duhura, konsultohu me mjekun apo farmacistin. Një studim i publikuar në gazetën amerikane të Ushqimit Klinik, bën të ditur se vitamina D është jashtëzakonisht efektive në parandalimin apo kalimin lehtë të virozave të dimrit.

Ha proteina: mish, qumësht, djathë, vezë, bizele, thjerrëza, kikirikë, etj. Pi çaj jeshil. Sipas studiuesve kanadezë, çaji jeshil është më i pasuri me EGCG, një përbërës kimik shumë i fuqishëm kundër virozave Hiq dorë nga të ëmblat. Ato jo vetëm nuk e përmirësojnë, por e përkeqësojnë sistemin imunitar.

Çaj me xhinxher, mjaltë dhe limon. Hidhni një copë 1.5 cm xhinxher në një xhezve me një filxhan çaji ujë të valuar. Më pas bashkojeni në një filxhan, të mbushur deri në çerek me lëng limoni dhe një lugë mjaltë. Ky çaj ndihmon në rritjen e imunitetit dhe lirimin hundëve.