Çka ka Punuar Agron Avdiaj Para Politikës ?

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Istogut ka provuar një varg profesionesh para se të futet në politikë

Babai i kandidatit, Xhemajl Avdiaj rrëfeu mbi vështirësitë e djalit të tij për të gjetur punë në profesion megjithëse kishte përfunduar studimet

“Puna e tij e parë ma mirë mos me përmend hiq. Ka punu si sigurim i bankës me fakultet të kryer dy vjet. Jam i bindur që nuk ka me e keqpërdorë njersën e popullit”, tha Avdiaj.

Në intervistën për Debat Pernime, ai tregoi edhe për fëmijërinë e Avdiajt

“Si fëmijë ka qenë i sjellshëm, i urtë. Është shumë i kujdesshëm ndaj familjes”, tha ai.

Sipas tij familja kanë mbi dy hektarë tokë, shtëpinë dhe një banesë me kredi në Prishtinë.