Projekti për termocentralin "Kosova e Re" – Foto: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

MZhE, Sot Publikon Kontratën e TC "Kosova e Re"

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot në ora 10:00 do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori ContourGlobal më datë 20.12.2017 për projektin e TC Kosova e Re.

Konferenca mbahet në mjediset e MZHE-së. Ndërkohë, ministri Lluka ka shkruar në facebook se tha se kjo konferencë po mbahet duke dashur të ndjekë parimet e transparencës në qeverisje.