Motoçiklisti Mbetet i Vdekur Pas Përplasjes me Veturën

Një person ka mbetur i vdekur sot në fshatin Dardani të Ferizajt, si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 7 e 55 të mëngjesit.

Policia në Ferizaj njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan, ku sipas raporteve të para, ngasësi  i automjetit Fiat derisa ishte duke lëvizur në drejtim të Gjilanit me të arritur në fshatin Dardani hyn në tejkalim të automjeteve dhe gjatë tejkalimit përballet drejtpërsëdrejti me motoçikletën e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e kësaj goditjeje lëndime vdekjeprurëse mori drejtuesi i motoçikletës H.H 32 vjeç, vdekjen e të cilit e konstatoi mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.