Agim Binaku, Foto: RTV 21

Mbledhje Komemorative për Agim Binakun

Sot në Sheshin 21 me fillim nga ora 10:30 do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të zëvendësdrejtorit të programit informativ të RTV 21 dhe redaktorit përgjegjës të redaksisë së sportit në RTV 21, Agim Binaku.

Agim Binaku vdiq në moshën 62 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër që pati.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 12:00.