
Rrena: “Analfabetat janë hi në klasën e parë”
Deklarata
Analfabetat janë hi në klasën e parë
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e publikuar me mbishkrimin “Analfabetat janë hi në klasën e parë” është e rreme. Fotografia nuk është origjinale, pasi janë kombinuar dy fotografi për të prodhuar një fabrimikim të rremë. Albin Kurti dhe Arbëria Nagavci nuk kanë qenë nxënës të ish-Presidentit, Hashim Thaçit.
Artikulli
Më 29 janar 2023, faqja e internetit “Pdk-Fitore” publikoi një fotografi në të cilën shihen: kryeministri Albin Kurtit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Fotografia është shpërndarë me mbishkrimin: “Analfabetat janë hi në klasën e parë”.
Kjo foto ka marr 10 shpërndarje dhe 49 reagime.
Fotografia është e manipuluar, pasi është marrë një fotografi e kur Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Arbëria Nagavci janë ulur në bankën e një shkolle gjatë një vizite në Podujevë.
Ajo fotografi është kombinuar me një fotografi të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që në rastin konkret është paraqitur në pozitën e mësimdhënësit.
Kurtin dhe Nagavcin e kishin vizituar një shkollë në komunën e Podujevës më 8 shtator 2022 gjatë kohës së grevës së SBASHK-ut.
Ish presidenti Hashim Thaçi ka mbi dy vite që mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.