
Ilustrimi i rremë i opinionit të një profesori për asociacionin
Deklarata
Ka rrezik se mund të bëhet federalizimi i Kosovës e të bëhet vend i pajetueshëm
Vlerësimi
Me kos
Ilustrimi i artikullit me titull “Ka rrezik se mund të bëhet federalizimi i Kosovës e të bëhet vend i pajetueshëm” nuk ka ndërlidhje me artikullin. Artikulli është bazuar në një opinion të profesorit Milazim Krasniqi, por ai nuk e ka publikuar hartën që është përdorë si ilustrim. Krasniqi nuk ka treguar se qysh do të duket Kosova e federalizuar, si është paraqitur në artikull.
Artikulli
Më 20 maj 2023, faqja e internetit ‘Pamfleti.com’ ka publikuar artikullin me titull “Ka rrezik se mund të bëhet federalizimi i Kosovës e të bëhet vend i pajetueshëm”.
Artikulli në fjalë është bazuar në një reagim të profesorit universitar, Milazim Krasniqi për kryeministrin Albin Kurti.
Mirëpo, profesori në postimin e tij, të bërë në Facebook, nuk flet për fotografinë ose hartën me të cilën është shoqëruar artikulli.
Përdorimi i një fotografie të tillë që ndanë Kosovën pothuajse në dy pjesë mund vë në lajthitje lexuesin për të klikuar mbi artikullin, i cili në fakt është vetëm një opinion i një profesori i cili nuk ka folur për një hartë të tillë.