Shpërndarja e kontejnerëve në fshatrat e Drenasit

Komuna e Drenasit shpërndan kontejnerë në fshatin Zabel i Ulët

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, në bashkëpunim me ndërmarrjen Pastrimi, të shtunën kanë bërë shpërndarjen e kontejnerëve të mbeturinave në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Mbulueshmëria në këtë fshat deri me tani ka qenë nën 30 për qind, dhe tani me shpërndarjen e kontejnerëve ky fshat fshati ka mbulueshmëri në secilën lagje, thuhet në njoftimin e dërguar nga komuna e Drenasit.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi tha se me shpërndarjen e kontejnerëve do të vazhdojmë edhe në fshatra të tjera ku përqindja e shpërndarjes me kontejner është më e ulët, ndaj ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Drenasit të jenë të përgjegjshëm ndaj mjedisit ku jetojmë dhe të veprojmë, me qëllim të ruajtjes së ambientit.