Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Keqpërdorim Seksual i të Miturës

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se është autor i keqpërdorimit seksual të një të miture.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, një e mitur ka njoftuar se i dyshuari e kishte futur atë në veturë pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht.

Rasti, i cili po trajtohet si keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare, ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 02:00.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.