KALLXO 360: Bora në të Katër Anët

Prishtina dhe gjithë Kosova sot është zgjuar e mbërthyer nga bora.

Trafiku në qytet është vështirësuar ndërsa ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në aksion që nga orët e hershme të mëngjesit.

Kamera e teknologjisë më të lartë 360 shkallë e KALLXO.com ka xhiruar pamje të qytetit në qendër dhe në pjesët periferike të Prishtinës.

Kamera tregon se si fëmijët po i shfrytëzojnë ditët e pushimit të gjysmëvjetorit me saja e ski për të rrëshqitur në borën që ka mbuluar malin e Gërmisë.