Jeta në Kosovë: Hapat e Rëndë të Sportit të Kosovës në Botë

Çfarë përkrahje kanë sportistët e Kosovës nga Ministria e Sporteve, federatat dhe Komiteti Olimpik? Sa ka shpenzuar Komiteti Olimpik gjatë Lojërave Olimpike të Rios? Kush shkoi e kush nuk shkoi atje? Ku janë federatat me zgjedhjet e brendshme të strukturave të tyre? Çfarë njerëz duhet të vijnë në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës?

Këtyre pyetje do t’ju jepet përgjigje në debatin e sontëm në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Debati që transmetohet sonte në orën 20:20 në RTK i bën bashkë kryetarin e Komitetit Olimpik, Besim Hasanin; përfaqësuesin e Ministrisë së Sporteve, Iber Alajn; trajnerin e xhudos, Driton Kukën dhe përfaqësuesin e Federatës së Baskketbollit, Leart Hoxha për të folur për në sport pas ndërkombëtarizimit të sporteve të Kosovës dhe përshtatjes së federatave me rregullat dhe kërkesat që kanë institucionet ndërkombëtare ku aderojnë.