Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Policia Detyrohet të Paguajë Aksidentet

BIRN ka arritur të zbulojë se zyrtarët policorë detyrohen të paguajnë riparimin e veturave të patrullimit pas disa aksidenteve, gjersa zyrtarët shtetërorë, pozita e të cilëve është punë me shumë më pak rrezik, siç janë punonjësit e Zyrës së Ombudspersonit, janë të mbuluar nga çfarëdo eventualiteti.

Siç duket zyrtarëve policorë po u tkurren pagat për të paguar aksidentet, të cilat nuk mbulohen nga sigurimi primar.

NDËRLIDHUR

BIRN ka zbuluar se shumica e veturave të Policisë së Kosovës janë me sigurim të palës së tretë,TPL, që do të thotë se dëmtimet të cilat vlerësohen që kanë qenë me faj të policit, nuk mbulohen me polisën e sigurimit.

Gjersa zyrtarët policorë të cilët vozisin gjatë detyrës me dritën e kaltër (sinjalizuese) nuk janë të detyruar të paguajnë për dëmtimet, në incidente tjera qoftë edhe nëse ato ndodhin në detyrë dhe të cilat janë shkaktuar me faj të policit, nuk mbulohen.

Hulumtimi i asaj se cilat lloj polisash sigurimi janë në përdorim nga departamentet e ndryshme, ka shpalosur atë se policia paraqet një përjashtim në mesin e institucioneve shtetërore.

Dokumentet e tenderit të regjistruara pranë Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KRPP, si dhe të ndërlidhura me dhjetë institucione tjera, tregon se shumica e institucioneve kanë paguar çmimin e sigurimit të plotë, Kasko.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ombudspersoni janë në mesin e tre prej të cilëve kanë vendosur kështu.

Dosjet po ashtu tregojnë se Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili përfshin policët më të lartë të vendit, janë të pajisur me sigurim të plotë.
 
Ministria e Punëve Publike, përgjegjëse për koordinimin e politikave në të gjitha departamentet, thotë se çdo institucion mund të vendosë vetë se çfarë (police) sigurimi të blejë.

“Secili institucion, varësisht prej rëndësisë dhe sigurisë së përdorimit të makinave institucionale të tyre, duhet të vendosë se në çfarë mënyre t’i sigurojë makinat”, shpjegoi Fitim Sadiku, ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm në ministri.
“Për momentin, nuk ka ndonjë mendim ose rekomandim për të bërë ndonjë ndryshim në këtë politikë”.

Dogana e Kosovës është një tjetër institucion që po ashtu ka bërë sigurim të plotë për automjetet e saj. 

Zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se doganat kanë paguar 30.000 euro në vit, gati dyfishin e çmimit të sigurimit bazë.

Ai pohon se kështu ia vlen barra qiranë. “Dogana e Kosovës është e shpërndarë në çdo cep të territorit të Kosovës, dhe punonjësit tanë duhet të lëvizin gjithandej, si dhe duhet të kenë qasje në të gjitha rrugët magjistrale dhe ato dytësore dhe të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre zyrtare”, tha ai.

“Dogana e Kosovës ka siguruar të gjitha veturat e saj me sigurimin e plotë dhe në rast të ndonjë aksidenti, sigurimi mbulon çfarëdo humbje eventuale”, shtoi Stavileci.

Megjithatë, policët e Kosovës nuk kanë po aq fat. Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka vendosur që vetëm veturat e reja të pajisen me sigurim të plotë, Kasko.

Një oficer policor, i cili në anonimitet u deklarua për Balkan Insight, tha se çdo muaj mund të zbriten deri në tridhjetë për qind e rrogës, për të paguar riparimet të cilat nuk i mbulon kontrata.

Një oficer policor, tha për Balkan Insight se atij i ishin zbritur 50 euro prej secilës pagë mujore për katër muaj, duke i shkaktuar atij telashe financiare. Një polic i Policisë së Kosovës fiton mesatarisht rreth 300 euro në muaj.

Një zëdhënës tha se strategjia po ndryshonte dhe se sigurim të plotë kanë vetëm veturat të cilat janë më të reja se pesë vjet.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 7 qershor 2011.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 11:21 pm

Kreshnik Gashi 22/09/2011 - 11:21 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0