Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Mbi 600 Mijë Euro

UNMIK’u i paguan mbi 600 mijë euro qira vjetore për selinë në Prishtinë kompanisë Euro-Nex e cila është e ndërlidhur me korporatën ‘Devolli Group’.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) paguan mbi 600 mijë euro qira vjetore për hapësirat e selisë së tij në Prishtinë ndaj kompanisë ‘Euro-Nex’ e ndërlidhur me korporatën ‘Devolli Group’, pronarët dhe drejtori gjeneral i të cilës akuzohen nga EULEX’i për ‘mashtrim’, ‘kontrata të dëmshme’ dhe ‘falsifikim’. 

NDËRLIDHUR

Një hulumtim i Gazetës Jeta në Kosovë kishte gjetur se persona të autorizuar të kësaj kompanie figuronin zyrtarët e operatorit virtual të telefonisë mobile Z-Mobile, hisedarë të së cilit janë pronarët e korporatës Devolli.

Përgjegjës të kësaj kompanie figuronin të jenë Valon Basha zyrtar ligjor, Fjolla Rexha zyrtare e marketingut si dhe Burim Krasniqi e Nita Alija. Pas publikimit të hulumtimit, në web-faqen e Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë tani figuron vetëm emri i Valon Bashës si përfaqësues.

Korporata “Devolli Group” kishte privatizuar Ndërmarrjen e Re “Fabrika e Amortizatorëve” në të njëjtën valë të privatizimit së bashku me tetë hektarë e gjysmë tokë për vetëm 2 milionë e 50 mijë euro. Blerja ishte në kundërshtim me rregullat e privatizimit pasi tre muaj më herët lokalet e korporatës Devolli ishin bastisur nga EULEX’i si dhe kishte vetëm një ofertues në tender. 

Enver Morina, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të ish-Fabrikës Amortizatori, ka thënë për Emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ se në një takim që ata kishin me pronarët e ‘Devolli Group’ ishte thënë se edhe pjesa tjetër e ndërmarrjes së dikurshme ishte e tyre. 

“Ata thanë që edhe pjesa tjetër (Ndërtesa Administrative) ishte e tyre”, ka deklaruar Morina. “UNMIK’u paguan qira aty 53 mijë euro në muaj. Kjo fabrikë i është falë kësaj korporate. Vetëm toka bën shumë më shtrenjtë”.

Devolli ka mohuar për ndonjë ndërlidhje.

Olivier Salgado, shef i Zyrës së Zëdhënësit dhe Informimit Publik në UNMIK, ka thënë se kompleksi, përfshirë ndërtesën, ka rreth 40,000 metra katrorë.

“Çmimi është aq sa ju përmendni (53 mijë euro në muaj). Ne kemi marrëveshje me Ndërmarrjen Shoqërore Amortizatori të përfaqësuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM)”, ka thënë Sagado, i pyetur nëse është problem për UNMIK’un që i paguan qiranë në atë shumë një ndërmarrje të ndërlidhur me korporatën ‘Devolli Group’, gjykimi ndaj drejtuesve të së cilës pritet të fillojë këtë vit.

“Kushdo që ka mundur të ketë marrë pronësinë në objektet e selisë së UNMIK’ut do të ketë marrë pronën e përcaktuar me marrëveshjen ekzistuese mes Ndërmarrjes Shoqërore Amortizatori dhe UNMIK’ut”, ka shtuar ai.

Ndërmarrja ‘Ndërtesa Administrative’, pronë e ish- Fabrikës së Amortizatorëve, ishte shitur në valën e 45’të të privatizimit nga Agjencia e Privatizimit për një shumë prej 5 milionë e 100 mijë eurosh kompanisë N.P.T  Euro-Nex.

Këtë javë ose në fillim të nëntorit pritet të konfirmohet aktakuza ndaj pronarëve të ‘Devolli Group’ Blerim e Shkëlqim Devolli, drejtorit gjeneral Ismet Bojku dhe drejtuesve të PTK’së, drejtorit të bordit Rexhë Gjonbalaj dhe kryeshefit ekzekutiv Shyqri Haxha në lidhje me kontratën me ‘dardafone.net’ për të operuar si operator virtual i telefonisë mobile, me çka deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar se PTK është dëmtuar me mbi 200 mijë euro. 

AKP kishte thënë se ka lejuar ‘Devolli Group’ të blejë ish-Fabrikën e Amortizatorëve pasi dokumenti i kërkuar nga Ministria e Brendshme nuk thoshte që drejtuesit e saj ishin të përfshirë në ndonjë vepër penale. 

Driton Gashi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë për “Drejtësia në Kosovë” se AKP’ja as që ka kërkuar ‘ndonjë herë verifikim të së kaluarës së kompanisë Devolli’.

Zëdhënësi i EULEX’it, Kai Muller-Berner, kishte konfirmuar në DNK se një prokuror i këtij misioni kishte iniciuar hetim në qershor të vitit 2010.

“Bastisjet, përfshirë ndërtesat e PTK’së, janë kryer nga policia ekzekutive e EULEX’it në korrik 2010”. 

ETIKETA

23 Tetor 2011 - 23:08

Petrit Çollaku 23/10/2011 - 23:08
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Mbi 600 Mijë Euro

by Gazeta JNK
NA NDIQNI