FOTO Rrahje në Kryeqytet

Një rrahje ka ndodhur para pak minutash në afërsi të katedrales në Prishtinë.

Gazetari i KALLXO.com raporton të ketë parë disa persona teksa e grushtojnë shoferin e një makine “Opel Vectra”. Shoferi i makinës është parë tek ikte i gjakosur nga vendi i ngjarjes duke e braktisur makinën e tij. Në vend të ngjarjes pritet të vijë policia.