Ngjitja në Everest | Foto: Facebook

Dy Kosovarë të Tjerë në Maje të Botës

Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj janë alpinistët tjerë kosovarë që arritën në maje të malit më të lartë në botë, Everestit.

Të gjithë rrugën e bërë për në maje, këta alpinistë e kanë përshkruar me postime në Facebook deri në datën e arritjes, më 22 maj.

Arineta Mula vlerëson rrugëtimin e saj dhe të Nazmi Hasanramajt si një mënyrë e sfidimit të vetvetes për të gjetur më të mirën.

“Mendoj që të gjithë me apo pa vetëdije kërkojmë versionin tonë më të mirë në atë që bëjmë ose do ta bëjmë. Ngjitja e bjeshkëve është tejkalim i shprehjeve ‘e pamundur’ ose ‘nuk mundem’. Gjejeni versionin më të mirë për vetveten në atë që bëni, sepse duke qenë i tillë edhe vendi yt bëhet më i mirë ”, ka shkruar ajo në Facebook më 9 maj.

Arineta Mulaj dhe Nazmi Hasanramaj kanë arritur këtë sukses në alpinizëm menjëherë pas arritjes së njëjtë nga Flutura Ibrahimi (Uta).

Uta Ibrahimi ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në majën më të lartë të botës, në Everest më 22 maj.

Mbërritjen e  saj në Everest e ka bërë publike kryetari i shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistike”, Xhimi Begeja.

http://kallxo.com/uta-ibrahimi-ne-kulmin-e-botes/

Everesti është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra.

Në shkurt të këtij viti Presidenti Hashim Thaçi grupit ku bënin pjesë Arineta Mula e Nazmi Hasanramaj ua kishte dhënë flamurin e Kosovës për ta ngritur në Everest.

http://kallxo.com/thaci-ua-jep-flamurin-alpinisteve-qe-synojne-everestin/