// E premte ORA 21:20

24,488

30 Tetor 2017

Tenderi i Natës për Autostradën Prishtinë- Gjilan

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin ekskluziv për tenderin 100 milionësh për rrugën Prishtinë- Gjilan.

Në emision flasin personazhet kryesore që u përfshinë në këtë tender multi-milionësh dhe për kërcënimet që iu bënë shefit të Gjykatës së tenderëve.

Hulumtimi sjell rrëfimin e kryetarit të OShP-së Blerim Dina për kërcënimet që iu bënë dhe a qëndron ai prapa deklaratës së tij dhënë organeve të hetuesisë.

Në intervistë ekskluzive flet Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt, lidhur me përfoljen e emrit të tij në kërcënimin që iu bë shefit të OShP-së.

Hulumtimi i sotëm tregon për shkeljet ligjore që u bënë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në këtë tender gjigand. Detajet tjera të hulumtimit tregojnë se nënshkrimi i një kontrate të tillë do t’i sillte dëme buxhetit të shtetit hiç më pak se 33 milionë euro.

Poashtu emisioni i sotëm sjell edhe deklaratën e ish-ministrit të Infrastrukturës nga LDK, Hanefi Muharremi, i cili ka treguar se në ditën e fundit të mandatit të tij komisioni kishte përfunduar punën me këtë tender.

Pjesë e emisionit të sontëm është edhe intervista me ministrin aktual Pal Lekaj, i cili tregon se si janë nënshkruar raportet nga komisioni i ministrisë në orët e vona të natës, vetëm pak orë para se ai ta merrte zyrtarisht detyrën.

Hulumtimi sjell edhe detajet tjera nga seanca e OShP-së dhe për pretendimet e operatorëve ekonomik që u diskriminuan nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Në fund të emisionit do transmetohet rubrika e rregullt “Policia”, ku do mund të ndiqni pamje ekskluzive nga aksionet e njësiteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

NDËRLIDHUR

Shqipëri
 
Kapen 420 kilogramë drogë në Shqipëri, i dyshuar edhe një polic

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 421 kilogramë drogë në Thumanë të Fushë-Krujës. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë një polic, i cili punon në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe një ish-punonjës i Doganës në Kakavijë, i cili e ka lënë punën në vitin 2016. Mëngjesin e kësaj të premteje të dy autorët e […]

novi pazar
 
Novi Pazari e shpallë Erdoganin ‘Qytetar Nderi’

Qyteti serb i Novi Pazarit e ka dekoruar presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, me titullin ‘qytetar nderi’, si pjesë e festimeve të përvjetorit të 557-të të këtij qyteti. Kuvendi i qytetit të Novi Pazarit, në jug-perëndim të Serbisë, vendosi t’i japë presidentit turk, Erdogan titullin ‘qytetar nderi’ në seancën e ditës së premte, në […]

rezolute
 
Molliqaj inicion mocion për heqjen e roamingut mes Kosovës e Shqipërisë

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, ka kërkuar përmes një rezolute që të largohet shërbimi i roaming-ut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.  Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë […]

Komuna e Gjilanit
 
Farë misri e pleh artificial për 500 fermerë gjilanas

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë sot farë misri e pleh artificial për 558 fermerë të cilët nuk kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë. Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, farmerët e Gjilanit i ka uruar Arbër Ismajli, i cili tha se ky është vetëm fillimi i subvencioneve për ta nga ana […]

TË FUNDIT

gjykimi për tregti me kallashnikovë
 
Grupi i ish shoferit të Konsullatës së Kosovës në Nju Jork del para gjyqit

Miftar Dobraj, Artan Kelmendi dhe Daniell Prenrecaj janë paraqitur përsëri në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për krim të organizuar lidhur me trafikimin e armëve. Në seancën e kaluar, avokatët mbrojtës kishin kërkuar që të mbahet edhe një seancë fillestare […]

Tash

NA NDIQNI

Ministria e Financave: FMN përgëzon Kosovën për stabilitet financiar

by Dorentina Kastrati
NA NDIQNI

Send this to a friend