Deputeti Shqiptar Shtypë Këmbësorin

Një 53 vjeçar ka vdekur nga goditja e makinës me të cilën po udhëtonte deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi.

Policia shqiptare njoftoi ngjarja ndodhi në aksin Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës përballë tregut ushqimor.

NDËRLIDHUR

Sipas policisë, deputeti u dorëzua në komisariat me mjetin e tij tip “benz” dhe deklaroi se kishte përplasur një person në autostradë.

Policia bën me dije se menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u njoftua prokurori i gatshëm, por ky i fundit kishte fikur telefonin. Pas marrjes në dijeni kreu i akuzës së Tiranës kërkoi që krahas ekspertit autoteknik të policisë të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë të jashtëm me qëllim hetimin sa më të plotë të ngjarjes. Burime pranë Policisë thanë se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes rezulton se 53-vjeçari  Seit Sorra i ka prerë rrugën makinës së deputetit. Ai kishte zbritur nga një mjet furgon dhe kishte tentuar të kalonte nga njeri krah i rrugës në tjetrin. Policia i ka bërë deputetit edhe testin e alkoolit duke e regjistruar me kamerat e trupit nga ku ka rezultuar se Aqif Rakipi nuk kishte konsumuar alkool.

ETIKETA

13 Gusht 2017 - 08:41

Kallxo 13/08/2017 - 08:41
NDËRVEPRIMI0

Deputeti Shqiptar Shtypë Këmbësorin

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend