Albin Kurti Tregon Pse u Dorëhoq Dardan Molliqaj

Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me pikënisjen e problemeve që quan në dorëheqjen e ish-sekretarit organizativ, Dardan Molliqaj.

Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ai tha se Molliqaj gjithomë kishte parapëlqyer të jetë deputet sesa pjesë e strukturës organizative të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Së pari ai nuk më është dukur asnjëherë se e ka pasur gatishmërinë dhe interesimin që të diskutohet rrënjësisht kjo çështje e organizatës. Është dashur vazhdimisht që unë ta shtyj si pikë shtesë të rendit të ditës por unë kam qenë kundër dorëheqjes së tij. Unë kam qenë që të bëhet diskutimi për organizatën sa ai është sekretar meqë ai e njihte organizatën më së miri. Ai përfundimisht vendosi që të kandidoj për deputet, pra të bartet ashtu siç ishte përmbajtësisht edhe formalisht në regjistrin përfaqësues dhe jo organizativ”, tha Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

http://kallxo.com/gjnk/fijet-e-keputura-te-kryesise-se-vv-se/

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: