Besa Gaxherri LDK

Gaxherri: LDK do ta rrisë buxhetin në 3 miliardë brenda një mandati

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë se me qeverisjen e partisë së saj do ta zhvillojnë ekonominë kosovare.

Zhvillimi ekonomik sipas saj do të ndodh në bazë të disa hapave.

“LDk shquhet për program të mirë. Ne konsiderojmë që për një zhvillim ekonomik të vendit do të kemi buxhet të rritur në 3 miliardë euro. Këtë buxhet duhet të bëhet përmes zhbërjes së monopoleve, të programit të punësimit, pra 8 orë punë për punëtoret në sektorin privat, mbledhjes TVSH-së brenda vendi, fontin e investimeve”, ka thënë Gaxherri në #Debatpernime.

“Në bazë të këtyre faktorëve, LDK e sheh edhe zhvillimin ekonomik he në coftë se punohet në këta sektor, saktë sesi do të qeverisë kryeministrja Osmani, ne do të kemi një buxhet prej 3 miliardë euro gjatë mandatit të parë”, tha tutje ajo.

Ajo foli edhe për premtimet për punësime në kohën kur qeverisi LDK me Isa Mustafën. Sipas gaxhorrit, sot nuk mund të përmendin shifra për punësime.

“Vendet e punës ne sot nuk mund të ua themi sot saktë. Edhe në kohën e qeverisjes Mustafa ka pasur rrije të vendeve të punës. Situata në Kosovë nga qeverisja në Kosovë është zhgënjyese”, tha ajo.

Në ciklin e #Debatpernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.