Albin Kurti duke ia uruar fitoren Visar Ymerit në zgjedhjet e vitit 2015 për kryetar të Vetëvendosjes

Visar Ymeri Merr ‘Çelësat’ e Vetëvendosjes

Visar Ymeri mori sot zyrtarisht në dorë ‘çelësat’ e Lëvizjes Vetëvendosje, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ku u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar dhe ku Albin Kurti ia dorëzoi detyrën e kryetarit.

Me një mbështetje plebishitare në garën pa kundërkandidat, Ymeri kamarrë besimin e 96.42 përqind të anëtarëve të Vetëvendosjes të cilët patën rastin ta zgjedhin kryetarin e tyre sipas parimit “një anëtar, një votë”, dy javë më parë.

Kundër Visar Ymerit kanë qenë 1.88 përqind e anëtarëve të Vetëvendosjes, kanë abstenua3 1.32 përqind e tyre ndërsa 0.37 përqind e fletëvotimeve janë cilësuar të pavlefshme.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar partie,nënkryetari i derisotëm, Visar Ymeri tha se “nuk do të kursehet” duke punuar për Vetëvendosjen.

“Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë –  në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, thaYmeri.

Ai e vlerësoi Vetëvendosjen si “më demokratiken” në Kosovë për shkak se, si u shpreh, është e barabartë dhe insiston në barazinë mes aktivistëve.

Ai kritikoi qeverinë e vendit duke e akuzuar atë se “e ka intensifikuar ofendimin dhe përdhosjen që po ia bën qytetarit”

“Ne nuk do të qëndrojmë në një vend. Sepse jemi të pakënaqur. Dhe kjo pakënaqësi vetëm sa do të shkojë e do të rritet”,u shpreh ai duke lënë të kuptohet se krahas punës në institucione, protestat në rrugë do të jenë përsëri veprimtari e kësaj lëvizjeje.

Kryetari i derisotëm, Albin Kurti, e ka uruar Ymerin për postin e ri dhe tha se ka pasur nderin, kënaqësinë dhe privilegjin që si kryetar i VetëVendosjes të punojë me aktivistët e kësaj lëvizjeje.

“Ju falënderohem nga zemra, ju përulem me respekt, për respektin e përzemërt që keni treguar ndaj meje si kryetar”, tha Kurti.

“Të tjerët, partitë e tyre i kanë vende pune dhe byro për vende pune në institucione. Lëvizja jonë është lëvizje e vullnetit prandaj organizata jonë është organizatë e vullnetarëve. Ne jemi vënë në lëvizje nga ideja e vetëvendosjes dhe e kemi bërë këtë ide një lëvizje që gjithmonë do t’i shërbejë popullit tonë për të vendosur vetë”, tha Kurti.

Krahas votimit për kryetarin eri, anëtarët e Vetëvendosjes kanë votuar edhe për ndryshimet në Statutin e partisë