Vdekje në Aksident

Lajmi është bërë i ditur nga Policia Rajonale e Pejës

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:45 ku të dy viktimat ishin duke drejtuar dy vetura të tipit Mercedes, me ç’rast njëri prej tyre që ishte duke ardhur nga drejtimi i Mitrovicës ka ndërruar korsinë dhe është  përplasur me Mercedesin tjetër,” njofton Policia Rajonale e Pejës.

Aksidenti ndodhi në fshatin Veriq.

Sipas policisë ka vdekur shoferi i makinës që po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të Pejës, ndërsa është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër që u godit nga i pari.