Skemë e pazakontë e kthimit të borxheve: Gjakovari detyrohet të punojë me dhunë

Policia ka ndërhyrë të premten në një situatë të pazakontë në rrugën Ali Ibra në Gjkaovë. Një qytetarë ka raportuar se ishte detyruar të punonte me dhunë për shkak të një borxhi që e kishte tek një person tjetër. Viktima ka rrëfyer në polici se borxhliu e kishte kontraktuar viktimën të punonte tek një palë e tretë ndërsa paratë nga fitimi do i merrte borxhliu.

Situata është kuptuar nga policia vetëm kur pronari kishte nisur ta keqtrajtoj dhe rrahë punëtorin.

Policia ka sqaruar se viktima pas raportimit është strehuar tek axha i tij ndërsa dy të dyshuarit e rastit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.