FOTO: KALLXO.com

Ruçi: Nuk do të Kishte Kompaktësim të Shqiptarëve pa Takimin e Tiranës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi gjatë Forumit të hapur me kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të organizuar nga BIRN ka thënë se faktori politik shqiptar në Maqedoni nuk do të ishte kompaktësuar nëse nuk do të organizohej takimi i përbashkët.

“Maqedonia sot do të vazhdonte të kishte krizë. Takimi në Tiranë u inicua nga urtësia, largpamësia. Në atë takim pati unifikim dhe sot Maqedonia është ajo që është, është në prag të anëtarësimit në NATO. Ne sot marrim frymë lirisht”, ka thënë Ruçi.

Ai shtoi se teorikisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë anëtarësimin në BE.

“Që të anëtaresohesh duhet të eurapianozosh veten e jo ta ballkanizosh Evropën”, përfundoi Ruçi.

Në Forumin Shqip janë ftuar Kryeparlamentarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.