Peja- foto:kallxo.com

Peja bën thirrje për respektimin e vendimit për mbyllje të bizneseve

Pas shpalljes se gjendjes emergjente të shëndetit publik në Kosovë  Komuna e Pejës ka marrë disa vendime lidhur më këtë situatë.

Në një njoftim të kësaj komunë është kërkuar qe qytetarët të respektojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e biznesit.

Dje gjatë ditës janë arrestuar 6 persona nga Peja, sepse nuk i kanë mbyllur lokalet e tyre përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkak të masave kundër coronavirusit.

Po ashtu, Administrata në Komunën e Pejës i ka kufizuar në minimum shërbimet për qytetarë, rrjedhimisht është reduktuar edhe stafi i administratës po ashtu janë mbyllur të gjitha zyret administrative në bashkësi lokale.

Me vendimin e marrë nga Komuna e Pejës, inspektorët dhe mjekët të gjithë janë në detyrë për të ofruar shërbime për qytetarët.

Deri në këto momente në Kosovë janë konfirmuar 13 persona të prekur nga coronavirusi. Kurse, mbrëmë Qeveria e Kosovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme të shëndetit publik.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga coronavirusi, me gati 25,000 të prekur dhe me mbi 1,800 viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur coronavirusin pandemi pas rritjes së numrit të të prekurve sidomos në Europë.

Në nivel global deri më tani janë shënuar mbi 174 mijë raste me coronavirus. Kurse janë shënuar 6 mijë e 684 vdekje, kurse janë shëruar 77 mijë e 865 raste.
 

 

Qytetarët që nuk zbatojnë vendimet për mbrojtje nga pandemia dënohen deri në 2 vjet burg